Vuçiq i shkruan presidentit amerikan: Dialogu me Kosovën vazhdon atëherë kur të hiqet taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në të cilën kërkuar përkrahjen për një zgjidhje afatgjate për Kosovën, si dhe e ka ftuar për një vizitë në Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Në letër thuhet: “Ekselencë, i nderuari president, më lejoni të ju falënderojë për përkrahjen që i japin SHBA-të Serbisë në rrugëtimin evropian, e në veçanti për përkrahjen për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, transmeton Telegrafi.

Letrën që na e keni dërguar më 14 dhjetor, edhe njëherë keni shprehur gatishmërinë që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim të zgjidhjes së problemit shekullor për Kosovën.

Më besoni, i nderuari president, se askush nuk është i interesuar më shumë sesa unë që të zgjedhim problemin e Kosovës. Jemi të përkushtuar për dialog, dhe në mënyrë reale mendojmë për të ardhmen e të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu kemi përmbushur të gjitha obligimet nga marrëveshjet e Brukselit.

Megjithatë, Serbia nuk mundet e vetme të zgjidhë këtë problem të vështirë. Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës, taksën që e ka vënë Prishtina për mallrat nga Serbia paraqesin pengesë për vazhdimin e dialogut. Kjo taksë jo vetëm që po i shkakton dëme ekonomisë së Serbisë, por edhe rrezikon jetën e serbëve në Kosovë, të drejtat këto që duhet t’i mbrojmë. Theksoj edhe njëherë: në momentin që Prishtina tërheq vendimin për taksën, jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun duke kërkuar një zgjedhje afatgjate dhe të qëndrueshme.

Me këtë letër dua të theksojë edhe njëherë përkushtimin tim, dhe e di që vetëm bashkërisht mund të forcojmë edhe më shumë raportet mes dy vendeve tona. Jam krenar që vendi im në dytë luftërat botërore ka luftuar në anën e drejtë dhe për drejtësi. Vitin e kaluar kemi shënuar 100 vjetorin që kur flamuri serb u valëvit në Shtëpinë e Bardhë, për nderë të trimërisë së treguar dhe viktimave që i ka shkaktuar Lufta e Parë Botërore.

Ju ftoj që ta vizitoni Serbinë si presidenti i parë amerikan pas gati 40 viteve. I dëshiroj çdo të mirë vendit dhe popullit amerikan, thuhet në letrën e Vuçiqit dërguar presidentit amerikan të cilën e ka bërë publike zyra e presidentit të Serbisë”. /Telegrafi/

TAGS