Vulin: Maqedonia dhe Serbia nuk kanë qëllime të njëjta

Vulin: Maqedonia dhe Serbia nuk kanë qëllime të njëjta

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha sot, se pas ftesës për Shkupin që t’i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaev duhet të di se “nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi”.

“Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Vulin duke komentuar deklaratën nga kryeministri maqedonas.