Wenger: Jam i befasuar me atë që i ka ndodhur Casillasit

Wenger: Jam i befasuar me atë që i ka ndodhur Casillasit

Arsene Wenger ka thënë fjalët më të mira të mundshme për Iker Casillas, pasi ky i fundit po trajtohet në spital pas një sulmi në zemër.

Ish trajneri i Arsenalit ka thënë se ka mbetur i befasuar me atë që i ka ndodhur Casillas, duke i ofruar atij shërim të shpejtë.

“Të gjithë jemi të befasuar sepse nuk e pret që në atë moshë një djalë i cili stërvitet të ketë një atak në zemër, por ne nuk dimë shumë për këtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me të”, ka deklaruar Wenger, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, sigurisht, i dëshirojmë më të mirën. Ai ishte një portier vendimtar. E mbaj mend në vitin 2010, në Kupën e Botës, në secilën ndeshje ai ka pasur pritje vendimtare për Real Madridin. Ka qenë gjithmonë nën presion, por ai ka qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha”.

“Por pyetja që kemi sonte: a është stresi i dëmshëm për shëndetin? Për disa ndoshta më shumë se për të tjerët. Por të qenit portier është punë e stresuar shumë”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS