Werder Bremen në alarm, ja çfarë ka ndodhur sot me Rashicën

Werder Bremen në alarm, ja çfarë ka ndodhur sot me Rashicën

Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore të së mërkurës.

Rashica nuk kishte mundësi as të kryente deri në fund sesionin e trajnimit, pasi dhimbja që ndjeu ishte e madhe.

Ylli kosovar e përfundoi para kohe stërvitjen e së mërkurës, çka ka shqetësuar edhe ekipin e Werder Bremen, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve gjermane, Rashica kishte probleme me gjoksin e tij dhe stafi mjekësor u detyra ta përcillte atë me një mini-veturë të golfit.

‘’Miloti është lënduar gjatë stërvitjeve, por nuk mund të them asgjë më shumë. Besoj se nuk është diçka serioze’’, konfirmoi trajneri Florian Kohfeldt.

Ndryshe, 22-vjeçari ka luajtur rol kyç për skuadrën e Werder Bremen, sidomos nga viti 2019.

Rashica pritet të mungojë vetëm ndeshjen e së shtunës ndaj Borussia Dortmund. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS