Werderi publikon fotografi të Rashicës, për të ‘frikësuar’ Bayernin

Werderi publikon fotografi të Rashicës, për të ‘frikësuar’ Bayernin

Të mërkurën mbrëma skuadra e Werder Bremen zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Në ‘Weserstadion’, skuadra e Milot Rashicës takohet me Bayern Munich, në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Fituesi i kësaj përballje kalon në finale të Kupës, dhe Werder Bremen po kërkon me çdo kusht këtë sukses, pas formës së mirë që kanë shfaqur në vitin 2019.

Fokusi i Bremen sigurisht që është te Milot Rashica, lojtari më i mirë i tyre këtë vit, që deri më tani ka arritur të shënoi nëntë gola.

Para ndeshjes me Bayern, Werder Bremen në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të Rashicës, duke e paraqitur atë shumë të fokusuar përballë ‘bavarezëve’.

Milot Rashica është shpresa e Werder Bremen dhe tifozëve të kësaj skuadre për sukses këtë sezon./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS