Werderi, Rashicës: E keni merituar pushimin

Werderi, Rashicës: E keni merituar pushimin

18:44 |

Skuadra Werder Bremen i ka uruar pushime të mira yllit të tyre, Milot Rashica.

Djaloshi i artë i Kosovës, ka zgjedhur Maldivet për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshme.

Rashica në sezonin 2018/2019, është shndërruar në lojtarin kryesor te Werder Bremen, duke shënuar gola dhe duke regjistruar asistime.

I ngjajshëm

Forma e njëjtë e përcolli Rashicën edhe te Kombëtarja e Kosovës. Kujtojmë se 22 vjeçari ishte më meritori në fitoren e parë të ‘Dardanëve’ në kualifikimet për Euro 2020.

“Sezoni ka mbaruar, koha për një pushim të merituar”, thuhej në komentin e Werder Bremen për Milot Rashicën./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

18:45 |

TAGS