Werderi sërish merr lajme të keq nga Rashica

Werderi sërish merr lajme të keq nga Rashica
19:26 | 11 Maj 2019

Milot Rashica u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 61-të për shkak të një lëndimeve, në ndeshjen mes Hoffenheim dhe Werder Bremen.

Ylli kosovar e nisi mjaft mirë takimin, teksa asistoi te goli i fitore për skuadrën e tij.

Por gjysma e dytë shkoi keq për të, pasi u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Veterani Claudio Pizarro zëvendësoi vendin e Rashicës, i cili kishte pësuar edhe një lëndim javën e shkuar në stërvitje.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit, megjithatë shpresohet që ai të rikthehet në ndeshjen e fundit ndaj Leipzig javën e ardhshme.

22-vjeçari ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asistime këtë sezon në Bundesligë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS