West Ham 1-0 Arsenal, notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenali ka pësuar humbje në derbin londinez përballë West Hamit.

Çekanët arritën fitore minimale 1-0, falë një goli të shënuar nga mbrojtësi Declan Rice.

Pikërisht golashënuesi i kësaj ndeshje, Declan Rice ka marrë edhe notën më të lartë 8.3.

Festa e Declan Rice pas golit të fitores. (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Me lojë të mirë u dallua edhe mbrojtësi Creswell si dhe Felipe Anderson e Samir Nasri.

Tek Topçinjtë nota më e lartë shkoi për Alex Iwobin, ndërsa Granit Xhaka nuk ishte në momentin e tij më të mirë. /Telegrafi/

TAGS