Westbrook thyen rekordin 50-vjeçar të Chamberlainit

Në natën ndërmjet të hënës dhe të martës, u luajtën nëntë ndeshje të ligës NBA.

Russell Westbrook i Oklahoma City Thunder theu edhe një rekord personal dhe të NBA-s, i cili ishte më se 50 vjet i vjetër.

Oklahoma ka arritur të triumfoj kundër Portland Trail Blazers në Cesapic Arena me rezultat prej 120:111.

Paul George regjistroi ‘triple-double’ në saje të 47 pikëve, 12 kërcimeve dhe dhjetë asistimeve.

George luan sezonin më të mirë të karrierës, por mbrëmë ishte në hijen e shokut të skuadrës Russell Westbrook.

Lexo po ashtu:

Domethënë, ai arriti për të dhjetë herë të njëpasnjëshme të ‘triple-double’ dhe kështu theu rekordin e Wilt Chamberlain.

Ndryshe, 30-vjeçari arriti të realizojë 21 pikë, 14 kërcime dhe pati 11 asistime dhe ishte hera e 23 herë këtë sezon. /Telegrafi/

TAGS