Whatsapp mundëson transfere online të parave

Whatsapp mundëson transfere online të parave
Tash esht Koha

Aplikacioni Whatsapp ka nisur për herë të parë ekze.kutimin e pagesave digjitale.

Vendi i pari i cili do të ofrojë këtë mundësi është Brazili.

Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.

Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, përmes një postimi në rrjetin social.

”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil.

Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive.

Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp…

Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona, transmeton sinjali.

Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë.

Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil.

Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në WhatsApp’‘, shkruan Zuckerberg.

Tash esht Koha
TAGS