Whoscored: Anglia duhet t’i frikësohet më së shumti Kosovës dhe Milot Rashicës

Portali i famshëm për grumbullimin e statistikave, whoscored, e ka cilësuar ekipin e Kosovës si skuadrën së cilës duhet t’i frikësohet më së shumti Anglia, veçanërisht për shkak të aftësive individuale të lojtarëve.

Kosova mund të jetë klubi me rangimin më të dobët nga grupi, mirëpo Kosova e ka skuadrën më të fortë kundër së cilës do të luajë Anglia, të paktën sa i përket cilësive individuale të lojtarëve, shkruan whoscored, transmeton Gazeta Express.

Anësori Arbër Zeneli i ka 11 asiste në liga gjatë paraqitjeve të këtij sezoni. Nëntë prej tyre, ai i ka bërë për klubin Heerenveen, para se të transferohej në Reims në janar.

Ndërsa, Valon Berisha ishte ylli i skuadrës së Salzburgut për sezonin e kaluar, në rrugëtimit drejt finaleve të Evropa Ligës. Për shkak të paraqitjeve të tij, kosovari e siguroi një transferim në Lazio, verën e kaluar.

Whoscored e ka zgjedhur 22-vjeçarin Milot Rashica si lojtarin për të cilin duhet të ketë më së shumti kujdes Anglia. Rashica i ka shënuar dy gola dhe i ka asistuar tri të tjera në ndeshjet Ligës së Kombeve, vitin e kaluar.

Ish-yllit të Vitesse i ishte dashur pak kohë derisa ishte ambientuar me jetën në Bundesligë, me Werder Bremenin, por ai është duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm dhe më vendimtar për klubin e tij, me shtatë gola të shënuara në nëntë ndeshjet e fundit.

Karakteristikat e Milot Rashicës:

Fuqitë:

-Harkimet
-Mbajtja e topit
-Driblimet
-Saktësia në goditje
-Kontributi në mbrojtje

Dobësitë:

-Duelet në ajër

Stili i lojës së Rashicës:

-I pëlqen të luajë me topa të gjatë
-Kundërshtarët bëjnë ndërhyrje të shpeshta ndaj tij
-I pëlqen të godasë nga distanca
-I pëlqen të driblojë|
– I pëlqen ta harkojë topin
-I pëlqen të bëjë ndërhyrje
-Bën ndërhyrje të parregullta shpeshherë /Gazeta Express/

TAGS