Wijnaldum: Pas humbjes nga Barca kam më shumë respekt për Firminon

Wijnaldum: Pas humbjes nga Barca kam më shumë respekt për Firminon
17:00 | 3 Maj 2019

Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum, ka dhënë një deklaratë interesante pas humbjes ndaj Barcelonës.

Holandezi luajti gjatë kësaj ndeshje si zëvendësues i Roberto Firminos, por që nuk arriti të ishte produktiv ashtu siç bën braziliani.

Wijnaldum hasi në shumë vështirësi në atë pozicion, dhe pas ndeshjes ka thënë se ka fituar respekt edhe më të madh për Firminon, pasi tashmë e kupton më mirë se çfarë pune të rëndë bën ai.

“Pas ndeshjes, kisha shumë më shumë respekt për Roberto Firmino. Unë veçse kisha respekt për mënyrën se si ai luante si sulmues, por tani kam edhe më shumë, pasi isha në pozitën e tij” ka thënë Wijnaldum për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“E di se sa e vështirë është të luash në pozitën e ‘9-shit’ në Liverpool, sidomos nëse nuk e bën në mënyrën e tij dhe në mënyrën që duam të luajmë. Është shumë e vështirë” ka thënë tutje holandezi.

“Kam biseduar me të pas ndeshjes dhe i kam treguar se sa shumë respekt kam për të, për mënyrën se si ai luajti tërë sezonin si sulmues, pasi është shumë e vështirë” ka thënë ndër të tjerash Gini.

Liverpool do të ketë punë shumë të vështirë në ‘Anfield’ në ndeshjen e kthimit, por paraprakisht do të ketë përballjen me Newcastle United, në kuadër të Premierligës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS