William Carvalho befason të gjithë, nënshkruan me Real Betisin deri në vitin 2023

William Carvalho befason të gjithë, nënshkruan me Real Betisin deri në vitin 2023

William Carvalho është zyrtarisht një lojtar i Real Betis, pasi klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sportingun për lojtarin portugez.   

Mesfushorit portugez i është vënë një klauzolë prej 120 milionë eurove nga klubi i ri, ndërsa ka nënshkruar kontratë për pesë vite.

Ish-lojtari i Sportingut ka dashur të ndërrojë mjedis dhe pas negociatave të gjata me agjentin e tij, Pere Guardiola, ata e mbyllën marrëveshjen të enjten.

Pas marrëveshjes, drejtorët e Betisit, Angel Haro, Lopez Catalan dhe Lorenzo Serra Ferrer udhëtuan për në Lisbonë për t’i zgjidhur detajet e fundit të transferimit.

Betisi do të paguajë 16 milionë euro, plus 4 milionë euro në formë bonusesh për Carvalhon te Sportingu.

Klubi portugez do të përfitojë 25 për qind të çdo transferimi të ardhshëm.

Lojtari kishte provuar ta prishte kontratën me klubin, pas problemeve të shumta që kishin ndodhur muajt e fundit, ku u sulmua edhe nga fansat e klubit.

Mesfushori 26-vjeçar është blerja e pestë e klubit në këtë verë, ndërsa do të paraqitet zyrtarisht të martën në Estadio Benito Villamarin. /Telegrafi/

TAGS