Wolves ndal Manchester Unitedin

Wolves ndal Manchester Unitedin
22:50 | 19 Gusht 2019

Wolves dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1 në ‘Molineux Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë.

‘Djajtë e Kuq’ pas fitores së thellë në javën e parë ndaj Chelsea, janë ndalur nga Wolves.

Anthony Martial në minutën e 27’, i dhuroi epërsinë Manchester United me një gol të bukur, pas një asistimi të pranuar nga Marcus Rashford.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të barazojnë rezultatin.

Ishte Roben Neves që shënoi në minutën e 55’ të ndeshjes.

Manchester United kishte mundësi të mirë për të rikthyer epërsinë, por Paul Pogba dështoi nga penalltia në minutën e 68′.

Në xhiron e ardhshme, Unites takohet me Crystal Palace, ndërsa Wolves me Burnley./Lajmi.net/

TAGS