Xhafaj pëlqeu reagimin e ambasadës britanike, Tahiri: E di shumë mirë se kë kam rrotull

Xhafaj pëlqeu reagimin e ambasadës britanike, Tahiri: E di shumë mirë se kë kam rrotull

Ish ministri Saimir Tahiri ka komentuar sot gjestin qe u pa nje dite me pare ne rrjetet sociale, ku faqja me emrin e ministrit Fatmir Xhafaj kishte pelqyer nje koment te ambasades britanike e cila reagoi e pakenaqur per vendimin e denimit qe dha gjykata per Tahirin.

“Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like and share, une as i numëroj e as më interesojnë, do vijë dita që unë të kem përgjigje për të gjitha këto, por sot dua pergjigje per te verteten time.

S’dua të abuzoj me asgje dhe s’dua të bëj komente që janë të parakohshme, por të jesh e bindur se unë e di shumë mirë se kë kam rrotull”, tha Tahiri.