Përplasjet mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska sa po shkojnë e po thellohen.
Pasi Deskoska akuzoi Xhaferin se me moscaktimin e seancës për votimin e Propozim Ligjit për Prokurorin Themelore ai i jep argument VMRO-DPMNE-së të zvarris arritjen e marrëveshjes eventuale, kryeparlamentari Xhaferri i kundërpërgjigjet shefes së drejtësisë, duke i rikujtuar se ende nuk ka siguruar 2/3 e votave, të domosdoshme për miratimin e këtij ligji.
“Nuk duhet të ketë pretendime që mungesa e suksesit të negociatave, të mbulohet me Parlamentin. Grupet negociuese nuk kanë siguruar 2/3 e votave. Se kush kujt i jep argument, do vlersojnë qytetarët. Ligjin për PSP-në me konsenzus e kanë miratuar katër partitë më të mëdha në Parlament atë kohë dhe me konsenzus duhet të miratohet. Çdo komunikim tjetër do ta bëjmë vetëm në rrugë institucionale dhe sipas procedurave parlamentare”, ka shkruar Xhaferi në profilin e tij në FB.
Loading…