10 Dhjetor 2018 / 12:32
“Sa i përket implementimit të ndryshimeve kushtetuese, për tejkalim të dallimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe me atë të hapet rruga drejt NATO-së, mund të them se jemi në fazën përfundimtare. Sot përmbyllet debati publik për tekstin e amendamenteve. Qeveria e RM, në afat prej dy ditëve duhet të kthej raportin për shqyrtimin publik dhe me atë të filloj faza përmbyllëse, kjo nënkupton se në bazë të Rregullores, jo më herët se 9 janari të konvokohet seanca plenare ku do të shqyrtohet teksti i amendamenteve, përfundimisht dhe të miratohet teksti veç e veç për secilin amendament. Në periudhën nga nesër e tutje, përafërsisht më 17 dhjetor parashihet konvokimi i Komisionit kushtetues, ku do të bëhet shqyrtimi i amendamenteve të mundshme në tekstin e amendamenteve dhe me këtë deri në 15 janar sipas parashikimeve tona , përmbyllet miratimi i amendamenteve, me atë do të përmbyllet edhe Marrëveshja e Prespës dhe fillojnë afatet për veprim në parlamentin e Greqisë”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Alsat-M
Loading…