Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me nënkryetarin e Parlamentit Evropian nga Republika e Greqisë, Dimitrios Papadimulis, i cili merr pjesë në Takimin e 15-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian.
Xhaferi, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, i konstatoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Parlamentin Evropian dhe me mbajtjen e takimit të KPP dhe të Konferencës së liderëve të rinj në Kuvend në ditët në vijim, pritet të dërgohet edhe një mesazh i qartë për perspektivën evropiane të vendit.