27 Shkurt 2019 / 14:34
Në rast se deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski arratiset, faji nuk është i Kuvendit, thotë kreu i ligjvënësit Talat Xhaferi. Me këtë ai ju kundërpërgjigj prokurores Villma Ruskovska e cila kishte deklaruar se pas dështimit të Kuvendit për t’i hequr imunitetin Veljanovskit me qëllim të paraburgimit të tij, përgjegjësia në rast të ikjes mbetet te institucioni ligjvënës. Duke manifestuar nervozizëm të skajshëm ndaj pyetjeve të gazetarëve, Xhaferi në takim joformal përsëriti qëndrimet kontradiktore për atë se pse dështoi heqja e imunitetit të Veljanovskit. Në emisionin 200 në Alsat, Xhaferi insistonte se ka konvokuar seancë në bazë të raportit të Komisionit por nuk e ka pasur në plan të zbatojë votimin meqë s’ka pasur bazë për të votuar.
Raporti tha që s’ka vendim, qoftë në logjikën juridike, qoftë në aspektin procedural, unë nuk kam lëndë për votim. Pikë.” – pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
Gazetari: Në momentin kur nuk ka bazë për votim pse thirret seanca?
Seancën e thirrë mbi bazë të raportit sepse komisioni ka bërë raport pa propozim. Pikë.
Megjithatë, në seancën e të dielës, Xhaferi disa herë i kërkoi koordinatorit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski të lëshojë foltoren për shkak se disa minuta para mesnate, ishte koha për të votuar.
Unë u them edhe njëherë se po ashtu sipas ligjit e kemi për obligim që deri në fund të ditës të sjellim vendim. Unë sipas Rregullores duhet të kaloj në votim. Me të drejtën e obligimit që deri në ora 12 të ketë vendim.” – u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
Vetëm një ditë pas seancës, në konferencën për media me sqarime, Xhaferi qartë kishte deklaruar se e ka pasur në plan të zbatojë votimin.
Qëllimi që të vendoset në votim, po ashtu u them se mund të shihet në incizimet, për deri sa flet Nikolla Micevski të cilin ju ndërpre fjala. Në momentin që filloj të flas unë, ndërhyn deputeti Muhamet Zekiri dhe veproi ashtu si veproi, si arsye për ndërprerjen e seancës. –tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
Në po të njëjtën konferëncë, Xhaferi kishte deklaruar se votimin të cilin kishte në plan ta zbatojë, e ka pamundësuar sjellja e deputetit Muhamet Zekiri.
Seanca është ndërprerë për shkak të se u tejkalua koha e paraparë për sjelljen e vendimit deri në ora 24.00. Seanca është ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetëve a posaçërisht deputetit të shumicës Muhamet Zekiri.” – theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
Vendimet që Kuvendi nuk lejon paraburgimet e deputetëve Trajko Veljanovski, i dyshuar për 27 prillin dhe Lupço Dimovski, për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që ka qenë ministër i Bujqësisë, i janë dorëzuar gjykatës ditën e martë.
Fatlume Dervishi
Loading…