Xhaka dhe Ajeti, të vetmit shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit

Xhaka dhe Ajeti, të vetmit shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka publikuar listën e futbollistëve të zgjedhur për dy ndeshjet e radhës në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Vetëm dy nga 23 futbollistët e ftuar nga Petkovici janë me prejardhje shqiptare.

Gjatë dy javëve të ardhshme, Zvicra fillimisht do të përballet
me Gjeorgjinë më 15 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do ta vizitojë
Gjibraltarit, në ndeshjet e Grupit D kualifikues për EURO 2020, transmeton
Gazeta Express.

Për këto dy përballje, trajneri Petkovic do të mundë të
mbështetet në ndihmën e Granit Xhakës dhe Arlind Ajetit, ndërsa Xherdan Shaqiri
ende mungon shkaku i një lëndimi.

Xhaka mund të mos e ketë shiritin e kapitenit as në këto dy
ndeshje të radhës, pasi që Stephen Lichtsteiner është ftuar për të dytën herë
radhazi në Kombëtaren e Zvicrës dhe ai është kapiteni i parë zyrtar i Zvicrës.

Lista e plotë e skuadrës së Zvicrës:

MEDIAL.mk