Xhaka krenar që është bërë kapiten i Arsenalit

Xhaka krenar që është bërë kapiten i Arsenalit
10:46 | 4 Tetor 2019

Granit Xhaka është deklaruar shumë krenar për besimin e dhënë nga trajneri Unai Emery, i cili e ka emëruar futbollistin me prejardhje nga Kosova si kapiten të përhershëm.

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës këtë fillim sezon është emëruar kapiten te Arsenal.

Pavarësisht kritikave të shumta nga tifozët për paraqitjet në fushë, 26 vjeçari po gëzon respekt të madh te trajneri Emery.

“Jam shumë krenar. Jam shumë i lumtur që nga koha kur erdha këtu, kisha shumë eksperiencë në kombëtaren e Zvicrës, ndërsa në Gjermani isha lider gjithashtu”, ka deklaruar Xhaka, përcjell lajmi.net.

“Kur erdha këtu ishin shumë lojtarë të mirë, ishte hap i madh që të isha një ndër kapitenët. Ndërsa tash jam kapiteni zyrtar dhe kjo gjë më bën shumë krenar”, ka shtuar ai.

Granit Xhaka është transferuar te Arsenal në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach, për një shumë rreth 40 milionë euro./Lajmi.net/

TAGS