Xhaka: Me besim në vetvete

Xhaka: Me besim në vetvete

Arsenali fitoi dje Kupën FA për edicionin 2019/2020. “Topçinjtë” triumfuan me shifrat 2:1 ndaj Chelseat në finale.

Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit dhe bëri një paraqitje të mirë për Arsenalin.

Ai ka thënë se ky trofe është i rëndësishëm për të gjithë klubin.

“Çfarë sezoni! Me ulje dhe ngritje! Me besim në vetvete dhe në këtë skuadër, mund të bësh gjithçka! Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, të gjithë klubin. Por, është gjithashtu për të gjithë që na kanë përkrahur! Faleminderit!”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social “Instagram”.