Xhaka shumë krenar që luajti në ‘Fadil Vokrri’

Xhaka shumë krenar që luajti në ‘Fadil Vokrri’
23:25 | 15 Qershor 2019

Granit Xhaka është deklaruar shumë krenar që ka zhvilluar një ndeshje miqësore me qëllime humanitare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Para një numri të madh tifozësh, ekipi i Granit Xhakës ka barazuar 4:4 me ekipin e Milot Rashicës, në ndeshjen e zhvilluar për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, me paratë e grumbulluara që do të shkojnë për humanizëm.

Pas ndeshjes, Xhaka në konferencë për shtyp ka falënderuar të gjithë, duke shtuar se ishte kënaqësi e veçantë të luante në këtë ndeshje.

“Faleminderit prej juve të gjithëve. Ishte kënaqësi me luajt një ndeshje shumë të mirë kundër Milotit dhe shokëve të vet. Stadiumi full, përkrahje sa të duash dhe shumë krenar”, ka deklaruar Xhaka.

Kujtojmë se pjesë e kësaj ndeshje ishin edhe Shefki Kuqi, Mërgim Mavraj, Debatik Curri e shumë të tjerë./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS