Xhakarta po fundoset, Indonezia vendos të ndërtojë një kryeqytet të ri

Xhakarta po fundoset, Indonezia vendos të ndërtojë një kryeqytet të ri

Vendndodhja e propozuar, afër qyteteve relativisht të pazhvilluara të Balikpapan dhe Samarinda, është një nevojë emergjente për kryeqytetin aktual, të mbushur me njerëz dhe që ka shërbyer si zemra financiare e Indonezisë që nga viti 1949 dhe Widodo pranoi se zhvendosja e kryeqytetit të vendit në ishull, do të jetë një ndërmarrje e shtrenjtë.

Zgjerimi i shpejtë i Xhakartës në vitet e fundit, ka paraqitur shqetësime të panumërta mjedisore, ekonomike dhe sigurie, duke bërë që Qeveria të transferohet diku tjetër dhe të lehtësojë shtrëngimin në metropolin masiv.

“Si një komb i madh që ka qenë i pavarur prej 74 vjetësh, Indonezia kurrë nuk ka zgjedhur kryeqytetin e vet”, tha Widodo në një fjalim televiziv. “Barra që Jakarta po mban tashti është shumë e rëndë si qendra e qeverisjes, biznesit, financave, tregtisë dhe shërbimeve.”

Projekti ambicioz për të lëvizur kryeqytetin ka të ngjarë të kushtojë rreth 34 miliardë dollarë, njoftoi CNN-i, Indonesia dhe zyrtarët e saj kanë thënë më parë se zhvendosja mund të zgjasë rreth 10 vjet.

Xhakarta është shtëpia e më shumë se 10 milionë banorëve, sipas Kombeve të Bashkuara, me një shtim për rreth 30 milionë në zonën më të madhe metropolitane, duke e bërë atë një nga rajonet më të mbipopulluara urbane në botë.

Qyteti po kthehet në moçal për shkak të fundosjes së tokës në det, duke e bërë atë veçanërisht të prirur për përmbytje.

Përkeqësimi i ndotjes së ajrit, trafiku i rënduar në rrugë, është rritur aq shumë sa disa banorë paditën Qeverinë indoneziane në korrik. Ishulli ku pritet që të zhvendoset kryeqyteti, është i mbuluar në pyje të mëdha, por ai është goditur nga shpyllëzimi i shfrenuar vitet e fundit.

TAGS