15 Mars 2019 / 15:29
“Kjo është padrejtësi, këtë nuk e ke askund në botë. Abdulfeta Alimi kishte qetësuar situatën në Kuvend, shpëtoi jetën e një njeriu, kurse tani e dënuan”, tha Jashar Alimi, xhaxhai i Abdulfeta Alimit.
Abdulfeta Alimi me datën 27 prill 2017 ishte prezent në Kuvend si pjesëtar i sigurimit. Ai sot u dënua me 7 vite burg.
Sot në Gjykatën Penale u shqiptua dënimi për të akuzuarit për rastin e 27 prillit të cilëve iu shqiptuan gjithsejtë 214 vjet burg. Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqptua Mitko Çavkovit.
Loading…