Xheiska dhe Adrola nisin iniciativë për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti

Xheiska dhe Adrola nisin iniciativë për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti
Tash esht Koha

Tërmeti prej 6.4 shkallë të rihterit, ka goditur Shqipërinë në orët e para të ditës së sotme, lëkundje të cilat morën jetën e disa personave, shkruan lajmi.net.

Ky tërmet ka shkatërruar shumë ndërtesa, ndërsa banorët janë evakuuar, e shumë prej tyre do të flenë në qiell të hapur.

Shqiptarët anë e kënd botës janë mobilizuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Dy modelet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, kanë nisur iniciativë për të grumbulluar para për vëllezërit shqiptarë.

Me këto para, synohet që të sigurohet ushqim e strehim për njerëzit që kanë mbetur pa strehë në Shqipëri.

Më poshtë mund të gjeni linkun ku mund të kontribuoni edhe ju. /Lajmi.net/

https://www.gofundme.com/f/fundraiser-for-albanian-earthquake-victims?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cf%20share-flow-1&fbclid=IwAR0WJ4fnFHze2GbB0E4ELYMFCPomTmmkLzljZ3eXtIQ-LcPIHzqZqvtAaGc

Tash esht Koha
TAGS