Xheli i bërë nga gjaku i vërtetë mund të jetë trajtimi i ri për plagë të hapura

Xheli i bërë nga gjaku i vërtetë mund të jetë trajtimi i ri për plagë të hapura

Një xhel I bërë nga gjaku I vërtetë I njerëzve mund të jetë trajtimi më I ri për shërimin e shpejt të plagëve, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Sipas një studimi, trajtimi I ulçerave të këmbëve, I bërë nga gjaku I njerëzve, mund të jetë për disa herë më efektiv në krahasim me metodën tradicionale të përdorur deri tani. Këto ulçera zakonisht janë prezente tek personat, që janë me diabet.

Këto ulçera, të ccilat janë të vështira për tu trajtuar, janë të shkaktuara nga kombinimi I disa faktorëve, duke përfshirë neuropatitë, ku ekspozimi ndaj sheqerit të lartë në gjak I dëmton indet nervore dhe perfundojnë me plagë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ulçerat e shkaktuara nga diabeti marrin së paku 3 muaj kohë të shërohen, dhe në 15% të rasteve ato rikthehet prapë duke u përhapur edhe më shumë.

Teknika e re, me xhel të krijuar nga plazma e gjakut të njeriut, është provuar tek disa pacientë, ku është vërejtur se plaga është përmirësuar që në përdorimin e parë.

Ky xhel ësht krijuar me centrifugimin e gjakut të vërtetë të njerëzve, ku është ndarë plazma, nga elementet e tjera të gjakut.

Studiuesit kanë thënë se ky zbulim edhe një herë dëshmon aftësinë e organizmit për t’I trajtuar vet çrregullimet dhe sëmundjet. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Advances in skin and wound care” dhe pritet që ky xhel të filloj të përdoret edhe në spitale. /Express

TAGS