Xhemajli i lumtur që debuton te Kosova me fitore

Xhemajli i lumtur që debuton te Kosova me fitore
20:12 | 10 Tetor 2019

Arbenit Xhemajli është deklaruar shumë i lumtur që ka debutuar te Kosova A, e sidomos me fitoren.

“Shumë mirë, jam i lumtur për debutimin te Kombëtarja A dhe me fitoren”, ka deklaruar Xhemjali, në pyetjen lidhur me debutimin e tij.

“E kemi pritur se do të jetë ndeshje e vështirë, ata mbrohen shumë, ne shënuam dhe jemi të lumtur”.

Xhemajli ka shtuar se pas kësaj ndeshje do të vendoset nëse do t’i bashkohet Kosovë U21./Lajmi.net/