Xhensila Myrtezaj i reagon ashpër komentueses që i tha vajza e saj është me sindromë

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku, prej gati një viti janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Ajka.

Dyshja të cilët janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Megjithatë në thuajse gati një vit pas lindjes së vajzës, çifti nuk kanë publikuar asnjë fotografi me të voglën e tyre, Ajkën.

E krejt kjo për arsye privatësie, duke mos dashur promovimin e saj në media apo edhe rrjete sociale në këtë moshë aq të vogël.

Xhensila e cila njihet edhe për natyrën e saj të butë, rrallë herë ka reaguar lidhur me thashethemet, lajmet e pavërteta apo komentet negative të bëra për to.

Mirëpo krejt ndryshe ka vepruar në një koment të lëshuar nga një ndjekëse në Instagram, e cila shkruante se arsyeja e mos-shfaqjes së vajzës së çiftit në fotografi, ishte fakti se vajza e tyre e vogël është me “sindromë”.

Foto: SC/Xhensila Myrtezaj/Instagram

Kjo gjë ka acaruar në masë të madhe këngëtaren Myrtezaj, duke e nxitur të reagojë me një replikë, ku tregon arsyet e vërteta pse ajo dhe Besi preferojnë ta mbajnë larg syrit mediatik vajzën, ndërsa i vërsulet me fjalë të egra ndjekëses që ka bërë këtë koment.

“Njeri i ndyre, njeri psiqik. Vajza ime gezon shendet te plot, e na gezon cdo dit . Eshte drit dielli pa asnje mangesi. Ta them une pse nuk e nxjerr vajzen, eshte aq e paster e kulluar sa qe nuk dua ta bejn pis as portalet, as shpirtarat e humbur si puna juaj. Kurr s’kam replikuar me asnje koment , po kjo eshte e paverteta me e shemtuar qe me kan lexuar syt. Per te gjithe plerat e semure si puna juaj, ferri eshte pak, qe prekni ne pastertine e engjejve me te pavertetat me monstruoze. Te shpikej deri ktu, kurre. Dhe ju portaleve, do ju lutesha te mos bini ne nivel te semuresh shpirterisht dhe te beni lajm nga ky mllef e dashakeqesi. Behuni me profesionale dhe mos u bashkoni ne llum”, ka shkruar Xhensila në replikën e saj. /Telegrafi/

Foto: SC/Xhensila Myrtezaj/Instagram

TAGS