Xhensila Pere flet për moderimin e Alesia Bamit: Më duket sikur është në kafe, nuk më duket edhe aq e denjë për aty

Xhensila Pere flet për moderimin e Alesia Bamit: Më duket sikur është në kafe, nuk më duket edhe aq e denjë për aty

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere e ftuar në emisionin ‘Mes Yjesh’ u shpreh se Alesia Bami, një nga prezantueset në ‘E diell’ nuk i duket e denjë për formatin ku prezanton.





Sipas, Xhensilës, Alesia është shumë e bukur mirëpo në vendin e saj mund të qëndrojë dikush tjetër që është më i aftë për ta bërë atë punë.

“Më shumë se prezantuesit janë formatet më kot. Për shembull Alesia është kaq e bukur kaq e mirë, mirëpo në vendin e saj mund të ishte dikush tjetër që është më i aftë. Për Alesia Bamin flas. Më duket sikur është në një kafe, është shumë e bukur, e kam pasur që 14 vjeçe në Mis Universe, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila.

TAGS