Xhensila Pere tregon se si e do burrin: Dua dikë që të më nderë rrobat

Xhensila Pere tregon se si e do  burrin: Dua dikë që të më nderë rrobat

Xhensila Pere ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Albania’, për shkak të transparencës që ajo shfaqi që prej pjesëmarrjes në këtë ‘reality show’. Ndonëse bukuroshja është komentuar shpesh edhe për jetën e saj private, duket se gjërat kanë ndryshuar pas kaq kohësh. E ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon dhe e pyetur nga ajo nëse do të zgjidhte një burrë që nder rrobat apo një burrë tërheqës që merret me sport, Pere është përgjigjur mjaft e sigurt. Ajo ka pohuar se para 10 vitesh do të zgjidhte mashkullin që vraponte, ndërsa tani atë që nderë rrobat, pasi duhet që të dy t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit. Kjo përgjigje i ka surprizuar të pranishmit, teksa Bieta tha se gjërat për Xhensilën paskan ndryshuar shumë.





TAGS