Ish Ministri i financave në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhevdet Hajredini, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nëse qeveria e ardhshme do të krijohej nga pjesë të regjimit të kaluar, nuk do të jetë funksionale dhe si e tillë është e predestinuar që të dështojë dhe se zgjedhjet të reja do të jenë të pashmangshme, përcjell in7.
“Në rast se qeveria e ardhshme bëhet me mbetje të regjimit, që në të kaluarën e sollën vendin në një situatë shumë të vështirë krize, siç thuhet në raportin e Priebe, stabilizimi politik afatgjatë i Maqedonisë nuk duhet të pritet. Përsëri, zgjedhjet e parakohshme do të bëhen të pashmangshme, për të cilat ne jemi mësuar tashmë”, ka shkruar në rrejtin social Facebook, ish Ministri i Financave Xhevdet Hajredini.