12 Dhjetor 2018 / 11:28
Zëvendës ndihmës sekretari i Stejt Deartamentit, Jon Salivani, prej sot në tetë ditët e ardhshme, do të vizitojë disa metropole evropiane, në mesin e të cilave javën e ardhshme do të qëndrojë edhe në Shkup.
Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane, përveç Shkupit do të qëndrojë edhe në Bratisllavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë dhe Varshavë.
Salivan në Shkup do të arrij më 18 dhjetor, si funksionar më i lartë i Stejt Departamentit. Në Shkup, Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Stejt Departamentit dhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojë e reformat në vend dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Gjatë kohës së vizitave të shkurtra në destinacionet evropiane, ai do të ketë takim edhe me përfaqësuesit e ambasadave në çdo vend, por edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit si dhe shoqërisë civile.
Loading…