Xiaomi shfaq mbushësin 100W që ngarkon baterinë 4,000 mAh në vetëm 17 minuta

Xiaomi shfaq mbushësin 100W që ngarkon baterinë 4,000 mAh në vetëm 17 minuta
Tash esht Koha

Madhësia e baterisë është bërë një pikë e fortë e shitjes për telefonët këto ditë, por sikur mund të prisni, bateritë më të mëdha do të kërkojnë më shumë kohë për t’u ngarkuar.

Kjo është arsyeja pse kompanitë kanë zhvilluar teknologji të shpejtë të ngarkimit për të mbushur bateritë.

Xiaomi ka treguar teknologjinë e re të mbushjes 100W që mund të mbushë një bateri prej 4,000mAh në vetëm 17 minuta.

Pajisjet kryesore si Samsung Galaxy S9 mund të trajtojnë deri në 15W kështu që teknologjia e Xiaomit është dukshëm më e shpejtë.

Të tjerët kanë shfaqur zgjidhje më të shpejta. Oppo 50W arrin të ngarkoj një bateri 3.700mAh në 65 për qind në të njëjtën kohë që iu desh teknologjisë së Xiaomi për të mbushur plotësisht një bateri 4.000 mAh në 17 minuta.

Xiaomi prezantoi këtë teknologji të re të ngarkimit të quajtur Super Charge Turbo, në një video të postuar në Weibo.

Përdor një përshtatës 100W për të ngarkuar pajisjen me shpejtësi marramendëse

Tash esht Koha
TAGS