Ylli i futbollit ëndërron të luajë me Ronaldon te Juventusi

Ylli i futbollit ëndërron të luajë me Ronaldon te Juventusi
14:39 | 23 Maj 2019

Gonzalo Higuain raportohet se ëndërron t’i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit te Juventus në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas, ka kaluar një përvojë aspak të mirë në ‘Stamford Bridge’ te Chelsea, me ‘Blutë’ që  nuk duan të ushtrojnë të drejtën e blerjes së tij.

32 vjeçari pas finales së Ligës së Evropës do të rikthehet te Juventus, por ëndërron të mbetet në Torino për të luajtur me Cristiano Ronaldon, dhe për të punuar me Maurizio Sarrin, nëse ky i fundit merr drejtimin e kampionëve të Italisë, shkruan ‘Tuttosport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Ronaldo dhe Higuain kanë luajtur së bashku për katër sezone në ‘Santiago Bernabeu’, sa ishin pjesë e Real Madridit.

Argjentinasi ka punuar edhe me Sarrin, te skuadra e Napolit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS