Ylli i Man City: Kam qenë tifoz i madh i Man Utd

Ylli i Man City: Kam qenë tifoz i madh i Man Utd
8:06 | 17 Maj 2019

Raheem Sterling mund të jetë pjesë e Manchester City sot, por ka kur qenë i ri, ka qenë një tifoz i fortë i Manchester United.

24 vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer në fanellën e Manchester Cityt, duke shënuar 17 gola e duke asistuar dhjetë herë në 34 ndeshje të Premierligës.

Edhe pse tani lojtar i Manchester Cityt tani, e lojtar i Liverpoolit në të kaluarën, Sterling ka pranuar se si i ri ka qenë një tifoz i zjarrtë i Manchester United.

“Unë isha në finalen e vitit 2007”, ka thënë Sterling, duke kujtuar finalen që Chelsea mposhti Manchester United në FA Cup, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë vërtetë nuk duhet ta them këtë, jo tani, definitivisht jo tani, por kur isha i ri, kam qenë një tifoz i madh i Manchester United”.

“Kam pasur një fanellë të vjetër të tyre, nga triumfi i fundit në FA Cup”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS