Ylli i Man Utd përfundon te Brightoni

Ylli i Man Utd përfundon te Brightoni
23:17 | 5 Maj 2019

Juan Mata duket se do të mbetet pjesë e Premier Ligës, por larg Manchester Unitedit.

Për mesfushorin spanjoll po thuhet se i është ofruar një kontratë nga Brighton Hove Albion, ekipi që shpëtoi për pak nga rënia në Championship.

31-vjeçarit i skadon kontrata në verë, dhe ai do të jetë lojtar i lirë që nga muaji qershor, përcjell lajmi.net.

Sipas Daily Mirror, Brighton janë gati për të bërë një ofertë modesta për Matan, për të vazhduar në Premier Ligë.

Problemi kryesor mbetet interesimi i Barcelonës për ta patur në skuadër një lojtar me eksperiencë si ai.

Gjithsesi, transferimi i mundshëm te Brighton do ta zvogëlonte goxha shumë prestigjin e tij si lojtar të krijuar këto vite. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS