Ylli i Përfaqësueses së Kosovës lëndohet rëndë, do t’i nënshtrohet operacionit

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës lëndohet rëndë, do t’i nënshtrohet operacionit

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës lëndohet rëndë, do t’i nënshtrohet operacionit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë një lajm tejet të hidhur.

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollit, ka marrë një lajm shumë të keq, pasi klubi i Cyrihut ka konfirmuar se mesfushori Hekuran Kryeziu, ka pësuar dëmtim të rëndë dhe do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit, duke qëndruar për shumë muaj larg fushave të lojës.

Kryeziu, padyshim një prej titullarëve të padiskutueshëm në radhët e Përfaqësueses së Kosovës , u dëmtua që në minutën e 15 të ndeshjes ndaj Luganos dhe u largua me barelë nga fusha.

Pas testeve të kryera, është konstatuar dëmtim i ligamenteve të gjurit, që do të thotë se futbollisti duhet të bëjë operacion dhe do të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushës së blertë.

Sipas të dhënave paraprake në mediat zvicerane, situata është shumë serioze dhe Kryeziu do të mungojë nga 6 deri në 9 muaj, në varësi të mënyrës si shkon riaftësimi. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS