Ylli i Victoria’s Secret zbulon se është në pritje të ëmbël me foto nudo

Ylli i Victoria’s Secret zbulon se është në pritje të ëmbël me foto nudo

Modelja e Victoria’s Secret Elsa Hosk është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku publikoi disa foto ku ka pozuar nudo me barkun e rrumbullakosur.



“E kam mbajtur sekret këtë engjëllin në barkun tim për një farë kohe. Ndihem shumë e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë dhe do filloj kapitullin tjetër të jetës me njeriun e ëndrrave të mia !!!!”, shkruan ajo.

Një ditë më parë, Elsa Hosk dhe Tom Daly u fotografuan në Neë York, ku u shfaqën të dy me maska duke bërë një shëtitje, mirëpo askush nuk e kuptoi që modelja do të bëhet nënë së shpejti. Çifti janë në lidhje që nga viti 2015, teksa së shpejti do të vijë në jetë dhe fëmija i parë.

TAGS