Yllit të Juventusit i vjedhin Instagramin

Yllit të Juventusit i vjedhin Instagramin

Bleiz Matuidi duket se është me të vërtetë i pafat në këto muaj të parë të vitit 2020.

Mesfushori i bardhezinjve ka qenë një nga lojtarët e parë të infektuar me koronavirus në futbollin italian dhe prej disa ditësh është në karantinë, pasi nuk e ka kaluar ende.

Sikur të mos mjaftonte kjo, sot ai nuk ka pasur mundësinë as të argëtohet në rrjetet scoiale, pasi një haker i ka vjedhur adresën në Instagram.

Ka qenë vetë hakeri në fjalë i cili ka bërë të ditur këtë arritje të tij, duke u justifikuar se e kishte bërë thjesht për argëtim.

“Vetëm për argëtim. Paqe. Adresa do të kthehet shpejt, jemi thjesht të mërzitur dhe kërkojmë falje”, ishte mesazhi i hakerit i cili me sa duket nuk ka pasur si të shtyjë ditën në shtëpi dhe i ka rënë kështu në qafë mesfushorit të Juventusit. Gjatë pasdites, francezi mori kontrollin e plotë të adresës së tij, pasi mesazhi i mësipërm u zhduk.

MEDIAL.mk