YouTube Kids lansohet së shpejti si një ueb-faqe e ndarë

YouTube Kids lansohet së shpejti si një ueb-faqe e ndarë

Mundësinë shfaqjes së materialeve vetëm për fëmijë, YouTube do ta sjellë së shpejti edhe si ueb-faqe, derisa për momentin në dispozicion është vetëm ai aplikacion për telefona.

Derisa më herët është bërë e ditur, se po punohet që të ketë një platformë të ndarë për fëmijë, dedikuar kërkimeve në kompjuter, mësohet se lansohet së shpejti, mbase brenda kësaj jave.

“Ne e dimë se çfarë iu pëlqen atyre që kanë nga katër vjet, e që nuk iu pëlqen atyre që i kanë dhjetë. Do të ndajmë videot, varësisht nga mosha që ka fëmija” thuhet në raportin e kompanisë.

Ndarja në bazë të moshës, mund të bëhej në dy forma, prej tetë e më të reja, apo tetë deri në 12-vjeç. Tani është më e lehtë për prindër, që të zgjedhin në YouTube Kids, pikërisht atë që do iu interesonte fëmiëjve.

Në fillim, ndarja e një platforme të vetme për fëmijë, ishte që të mos ekspozohen ndaj materialeve të papërshtatshme dhe të ndjeshme, si dhe të mbrohen nga ngacmimet e pedofilëve.

Por, formati i ndarë, sjellë shumë përparësi, sepse mund të ketë më shumë kontrollë mbi kualitetin dhe përmbajtjen e gjërave që shfaqen aty.

TAGS