Z Mobile Prishtina e mposht Ponte Prizrenin

Z Mobile Prishtina ka arritur ta shënojë fitoren e 22 me radhë në Superligë.

Viktimë e kryeqytetasve ishte Ponte Prizreni që u mposht në shtypin e tyre me rezultat 94:83.

Pjesa e parë ishte më e mirë për prizrenasit, që fituan çerekun e parë bindshëm, ndërsa të dytin prishtinasit u kthyen në lojë.

Pjesa e parë u mbyll 47:45 për Ponte Prizrenin.

Prishtina u këndell në pjesën e dytë, ku arriti ta marr epërsinë duke mos e ledhuar deri në fund.

Divine Miracl Myles me 27 pikë dhe  Dardan Berisha me 24 pikë ishin më të dalluarit. Te Ponte më i miri ishte Malcom Canada me 19 pikë.

Prishtina ka 22 fitore në po aq ndeshje dhe mbetet lider, ndërsa Ponte Prizreni është i pesti me pikë të barabarta e Bashkimin (11 fitore, 11 humbje). /Telegrafi/

TAGS