Z Mobile Prishtina – Rahoveci, ripërsëritja e finales, dueli kryesor i javës së 20-të në Superligë

Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion këtë fundjavë, kur Z Mobile Prishtina pret në shtëpi KB Rahovecin, në atë që konsiderohet ripërsëritje e finales së zhvilluar javë më parë në Kupën e Kosovës.

Z Mobile Prishtina vjen pas një performance fantastike ndaj Vareses në FIBA Europe Cup, sfidë për të cilën do të mundohet të përgatitet ndaj Rahovecit.

Klubi kryeqytetas pa humbje këtë edicion në Superligë do të tentojë të kryejë shpejt llogaritë me Vreshtarët në mënyrë që të jetë në formë për duelin ndaj Vareses që zhvillohet pas katër ditësh në Itali.

Rahoveci në anën tjetër është në mision të hakmarrjes dhe secili rezultat tjetër pos fitores Vrehtarët i çon në vendin e tretë.

Më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet si dhe gjyqtarët në këto takime:

E shtune ora 17:00,
AFK Borea – Bashkimi
Gjyqtari kryesor: Daut Mehmeti
Gjyqtari 1: Albert Cakaj
Gjyqtari 2: Atdhe Gutaj
Vëzhguesi:Muhamet Ahma

E shtune ora 19:00,
Z Mobile Prishtina – Rahoveci
Gjyqtari kryesor: Elion Obertinca
Gjyqtari 1: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari 2:Amar Djekovic
Vëzhguesi:Lulzim Maloku

E diele ora 17:00,
Trepça – Ponte Prizreni
Gjyqtari kryesor:Xhelal Mumini
Gjyqtari 1:Dardan Maxhuni
Gjyqtari 2:Atdhe Goqaj
Vëzhguesi:Mehdi Gashi

E diele ora 19:00,
Lipjani – Golden Eagle Ylli
Gjyqtari kryesor:Artan Gashi
Gjyqtari 1:Elldin Uglari
Gjyqtari 2:Visar Bunjaku
Vëzhguesi: Azem Hoxhaj

TAGS