Z Mobile Prishtina takohet me Szolnoki Olajn në FIBA Europe Cup

Prishtinasit edhe para një sfide të rëndësishme në garat ndërkombëtare në shtetin hungarez.

Z Mobile Prishtina të mërkurën (sot) me fillim nga ora 18:00 në Szolnok të Hungarisë do të përballet me ekipin Szolnoki Olaj në kuadër të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Njëherësh kjo është edhe ndeshja e parafundit e Z Mobile Prishtinës në kuadër të këtij grupi, pasi ballafaqimin e fundit do ta luajë në kryeqytet më 6 shkurt kundër turqve të Pinar Karsiyakas.

Në duelin e parë të luajtur në Prishtinë, më 19 dhjetor 2018, Z Mobile Prishtinës kishtre triumfuar kundër Szolnoki Olajt me shifrat 81:76.

Z Mobile Prishtina tani ka pesë pikë pas katër ndeshjeve. Ajo pozicionohet e treta në Grupin I.

I pari është Oliver Wuerzburg me tetë pikë, i ndjekur nga Pinar Karsiyaka me shtatë. Në fund është Szolnoki Olaj.

Ndryshe, dy ekipet e para avancojnë në 1/8 e finales të FIBA Europe Cup. /Telegrafi/

TAGS