7 Mars 2019 / 18:30
Anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave Maqedonase do të vendosin vetë për riemërimin e mundshëm të këtij institucioni, pas ndryshimit të emrave të mbi 100 institucioneve të tjera. Konsultimet me akademikët, sipas kryeministrit Zoran Zaev, vazhdojnë.
A do të jetë “Akademia Kombëtare e Shkencave dhe Arteve” ose do të jetë “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me siguri do të vendosin ata. Megjithatë është shumë e rëndësishme se si janë të regjistruar gjithkund në botë që miqtë nga Greqia të mos e kontestojnë. Në “search” na kërkojnë me ASHAM. Besoj se nuk duhet t’i shtymë me forcë deri në fund gjërat sepse gjithsesi marrëveshja nuk e parasheh këtë pjesë. Këshilltarët e mij të cilët konsultojnë palën greke dhe bëjnë analizat më japin sinajle pozitive për të gjithë këto procese- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.
Alsat kontaktoi për qëndrim ASHAM-in. Nga atje thanë se:
Konsultime në lidhje më këtë çështje tashmë zhvillohen në kuadër të Bordit ekzekutiv të ASHAM-it, kurse në periudhën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e ASHAM-it dhe vendimi përfundimtar do të merret në Kuvendin e ASHAM-it- thanë nga ASHAM-i.
Një vendim konkret nuk ka as për riemërimin e mundshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Opozita maqedonase vazhdon të vlerësojë se rimërimi i 136 institucioneve pas ndryshimit të emrit të shtetit, është dëshmi se Marrëveshja e Prespës nuk ruan identitetin.
Zoran Zaev deklaronte se identiteti është ruajtur. Kryeminsitri thoshte se do të mbetet mbiemri “maqedonas”. Në kundërshtim me gjithçka që deklaronte Zaev, këto ditë jemi dëshmitarë të fshirjes së mbiemrit “maqedonas”, “maqedonase” në institucionet shtetërore- deklaroi Darko Kostovski, VMRO-DPMNE.
Institucionet dhe organet shtetërore të cilat financohen nga paratë e shtetit do të duhet së shpejti të ndryshojnë edhe përdorimet elektronike të emrit të ri dhe ato në materialet e shtypura. Institucionet të cilat në emërim kanë pasur mbiemrin “maqedonase” marrin mbiemrin “kombëtare”. Ky parim nuk vlen vetëm për institucionet të cilat paraqesin veprimtari mbi baza të identitetit etnik të qytetarëve maqedonas në vend.
Fatlume Dervishi
Loading…