26 Janar 2019 / 16:42
Kryeministri Zoran Zaev, në prani të zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, sot në një tribunë në Veles tha se nëse ka nevojë ai do të mbathë opinga hekuri, vetëm që ta përmbushë premtimin që paga mesatare në Maqedoni të jetë 500 euro. Zaev dhe Angjushev iu përgjigjën pyetjeve të parashtruara nga banorët e Velesit. Kryeministri vuri në dukje se vendi ka kapacitet për t’iu mundësuar njerëzve që të fitojnë me dinjitet dhe të jetojnë dhe të rinjtë të mos e braktisin Maqedoninë. VMRO DPMNE thotë se do të ketë rrogë prej 500 eurove, kur do të ketë ajër më të pastër për qytetarët. Opozita thotë se Zaev vazhdimisht i thotë të njëjtat gënjeshtra dhe njerëzit nuk i besojnë atij.
E kemi rritur pagën minimale në 12 mijë denarë. Kjo hapi spiralin e rritjes së pagave. Sot kemi arritur pagën mesatare në Maqedoni 1.600 denarë më të larta se një vit më parë. Tani paga mesatare është 24.548 denarë. Më parë ishte 22.889 denarë .Ne arritëm te një pagë mesatare prej 400 eurosh. Do të mbath opinga hekuri, pesëqind euro pagë mesatare në Maqedoni do të ketë”- tha Zoran Zaev, kryeministër.
ALSAT
Loading…