18 Mars 2019 / 14:04
Kryeministri Zoran Zaev, sot ka deklaruar se nuk ka paralajmërime për amnisti të re nga Ministria e Drejtësisë, mirëpo as nga Presidenti, i cili, siç tha nuk ka mundësi ligjore për një gjë të tillë.
Siç ka thënë Zaev, Ligji për Amnisti për të akuzuarit e ngjarjeve të 27 prillit, është sjell në kohën kur ishin të nevojshme 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese.
“Nuk ka nevojë për një gjë të tillë, nuk ka raste të tilla. Asnjëri nuk ka planifikuar një gjë të tillë.
Ligji për amnisti erdhi në korniza të pajtimit, është një proces serioz, atëherë kur shtetit i duheshin 2/3 e shumicës, e them publikisht dhe nuk i ik përgjegjësisë. Besoj se kuvendi nuk do të kërkojë një gjë të tillë sepse ky rast ishte njëri nga rastet më specifik, ku u ndanë të gjithë të implikuarit në organizimin e ngjarjeve të dhunës, ata që ishin shënuar për rastin në fjalë. Nuk besoj se institucionet, Ministria e Drejtësisë, apo Presidenti, do të hapin rast të ri për amnisti”, ka thënë Zaev.
Loading…