Zaev: Ekspertët ekonomik do të zgjidhin brendimin e prodhimeve nga rajoni i Maqedonisë

Zaev: Ekspertët ekonomik do të zgjidhin brendimin e prodhimeve nga rajoni i Maqedonisë

Të gjithë kanë të drejtë të parashtrojnë parullat e tyre, të brendojë veten si Samiti i Selanikut, një shoqatë e industrialistëve apo të ngjashme, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve mbi sloganin “Macedonia is GReat” e cila ishte theksuar në Selanik.

“Edhe marrëveshja e Prespës ashtu edhe standardet ndërkombëtare tregojnë qartë se si zgjidhen çështje të tilla. Ne e kemi zgjidhur këtë çështje në marrëveshjen e Prespës, ku do të krijohet, domethënë duhet të formohet komisioni ndërkombëtar i ekspertëve nga të dyja palët, ku së bashku ata do të zgjidhin brendimin e përhershëm të produkteve me origjinë nga rajoni i Maqedonisë që nuk bashkohet”, tha Zaev. .

Kryeministri beson se gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje do të jetë një urë tjetër midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë në fushën e ndërtimit të miqësisë dhe partneritetit strategjik./Telegrafi/