Zaev është nisur për në Presidencë, e pret mandati!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është nisur për në vilën Vodno ku pritet që sot, në orën 12:00 edhe zyrtarisht të merr mandatin për formimin e Qeverisë së re, raporton SHENJA.

Presidenti Ivanov ka bërë të ditur se do t’ia dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të LSDM-së.

Me këtë tejkalohet edhe pengesa e fundit drejt formimit të Qeverisë së re në Maqedoni.