Zaev, gabon kur të gjithë shqiptarët i fusish në nji thes!

Zaev, gabon kur të gjithë shqiptarët i fusish në nji thes!

Xhevdet Hajredini

Zoti Zaev, gabon kur të gjithë shqiptarët I fusish në nji thes.Nuk janë njësoj shqiptarët të cilët, duke votuar për partinë tënde, ndihmuan të vish në pushtet dhe ti i tradhëtove, me ata të cilët duhet të shkojnë në burg dhe presin ti t’i shpëtosh.Kujtoje se çka të tha një shqiptar i revoltuar në Çair kur erdhe bashkë me ta ta festosh fitoren në zgjedhjet lokale të cilën ua solle ti.Mos harro se ata edhe tani janë në koalicion të mëshehët me VMRO-n, përshkak se ajo për ata ka materiale me përmbajtje kompromituese, sikur që ke edhe ti.

Shqiptarë të tillë, z.Zaev, në pushtet i doni edhe ti edhe VMRO-ja.Shqiptarë të tillë, ti nuk e mban mend, kanë qenë të dëshiruar edhe në kohën e komunizmit për të njëjtat qëllime, nëqoftëse do ta dish.